Vërshimet në vend, Çitaku: Fole ndonjë fjalë presidente

20 janar 2023 | 13:16

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar sërish për vërshimet në vend.

Ajo ka kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, e cila ende nuk ka folur asnjë fjalë për vërshimet.

“Në një gjendje edhe ashtu të rënduar ekonomike për të gjithë qytetarët e Kosovës, banorët e Skenderajt, Mitrovicës, Klinës dhe Istogut u goditën edhe nga vërshimet. Dëmet për familjet e zonave të prekura duken të jenë shumë të mëdha. Fole ndonjë fjalë Presidente. Qytetarë të Republikës sonë janë edhe ata”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka thënë se shpreson që institucionet të mobilizohen dhe banorët e zonave të prekura nga vërshimet të ndihmohen financiarisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i mirënjohur, Alban Ramosaj ka lansuar projektin e ri…