Ministri Çeku: Lajme të mira për futbollin e Kosovës nga FIFA

20 janar 2023 | 13:21

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku bashkë me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Afim Ademi janë takuar me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Ministri Çeku ka thënë se ka lajme të mira për futbollin e Kosovës nga FIFA.

“Në vazhdën e takimeve për sport, në Cyrih të Zvicrës u pritëm nga Gianni Infantino, i pari i FIFA-s. Në takimin e zhvilluar me të, së bashku me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, diskutuam për zhvillimin e infrastrukturës sonë sportive, konkretisht për planin e përbashkët 5-vjeçar për renovimin e stadiumeve ekzistuese dhe ndërtimin e stadiumeve të reja në vend. Ndërtimi i urave të bashkëpunimit u theksua nga presidenti i FIFA-s, duke shtuar se do të gjejnë rrugë për mbështetje financiare për projektet e tilla madhore që ngritin kapacitetet e sportistëve kosovarë për arritjen e rezultateve kulminante në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Çeku në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi mercenar i rus Wagner, që numëron deri në 50,000…