Kapen barna të kontrabanduara me vlerë 5 mijë euro

20 janar 2023 | 13:27

Njësitë e Doganës kanë realizuar një aksion në qytetin e Ferizajt ku edhe kanë arritur të gjejnë medikamente të kontrabanduara në vlerë rreth 5 000 euro.

Dogana ka njoftuar se për herë të parë që nga lansimi i sistemeve elektronike (e-dogana) dogana ka pranuar informacion nga qytetarët e përgjegjshëm lidhur me parregullsitë potenciale.

“Për herë të parë që nga lansimi i sistemeve elektronike (respektivisht e-dogana) dogana ka pranuar informacion nga qytetarët e përgjegjshëm lidhur me parregullsitë potenciale. Zyrtarët Doganor bazuar në informatat e pranuara përmes aplikacionit e-dogana për raportimin e parregullsive kanë organizuar një kontrolle në një Barnatore në Ferizaj dhe ketë rast është hasur në mallra të kontrabanduar në vlerë rreth 5,000.00 Euro. Gjithashtu në këtë lokacion është gjetur edhe një bunker i posaçërisht i ndërtuar për fshehjen e mallrave të kontrabanduara. Mallrat janë sekuestruar dhe ndaj palës janë iniciuar procedurat kundërvajtëse”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Dogana e Kosovës falënderon dhe inkurajon qytetarët që të bashkëpunojnë dhe te raportojnë të gjitha parregullsitë që lidhen me veprimtarinë e Doganës përmes aplikacionit e-Dogana.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës ka falënderuar qytetarët e Kosovës në…