![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/01/ranush-haradinaj.jpg)
Haradinaj në përkrahje të bujqve që janë dëmtuar nga breshëri (Dokument)
25 korrik 2018
| 16:06
Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë me dije se vendimi për kompensimin e menjëhershëm të dëmeve të shkaktuara nga breshëri në komunat e Kosovës është lajm i mirë për të gjithë bujqit tanë.
Haradinaj ka bërë me dije se kras kësaj ka autorizuar Ministrinë e Financave për krijimin e një fondi të veçantë për vitin 2019 dhe themelimin e Komisionit që do të krijojë sistemin e sigurimeve të prodhimtarisë bujqësore në Kosovë.
“Si Qeveri e vendit, zotohemi se do t’i qëndrojmë prapa këtij vendimi dhe do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme që të përkrahim bujqit tanë dhe ekonominë e vendit”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.