Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e 132 shtëpive për komunitetet

25 korrik 2018 | 17:32

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), kryetarët e 12 komunave të Kosovës dhe grupi parlamentar 6+ kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e 132 shtëpive për komunitetet që jetojnë në këto komunë.

Këto shtëpi do të ndërtohen në komunën e Pejës, Fushë-Kosovës, Gjakovës, Lipjanit, Obiliqit, Mamushës, Ferizajt, Gjilanit, Suharekës, Shtimes, Podujevës dhe Prizrenit.

Sekretari i MPMS-së, Izedin Bytyqi, ka thënë se synojnë që përmes këtij projekti në vlerë 1.8 milionë euro, të përmirësojnë sado pak mirëqenien e këtyre komuniteteve.

Ndërsa deputeti Danush Ademi nga grupi parlamentar 6+, ka thënë se projekti është dashur të përfundojë në muajin maj, por kanë pasur telashe me disa politikanë të cilët sipas tij kanë dashur ta pengojnë këtë projekt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, ka thënë se…