Ujësjellësi “Prishtina”: Reduktimet e ujit vazhdojnë

22 janar 2023 | 11:07

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të reshjeve të dendura me vërshime, vazhdon të ketë turbullirë të lartë të ujit në kanalin e Ibrit.

“Për qytetin e Drenasit, ju njoftojmë se kemi filluar trajtimin e ujit në orët e mesnatës me kapacitet të ulët trajtimi, duke filluar edhe furnizimin me ujë në orët e mëngjesit të sotëm. Drenasi sot furnizohet nga ora 6:00-11:00, pastaj duhet akumulim, për t’u rikthyer furnizimi me ujë në orët e darkës për Drenas. Pikat e larta në Drenas që nuk janë furnizuar me ujë nga sistemi i furnizimit, kanë autobotin (auto cisternën) si alternativë për situatën që po kalojmë”, ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Në njoftim theksohet se ITU Shkabaj është jashtë funksionit dhe qytetet si Fushë-Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi po furnizohen nga alternativa tjera, respektivisht nga Impiantet tjera.

“Për këtë do të kenë reduktime të furnizimit me ujë në oraret e njëjta sikurse ditët tjera duke vazhduar edhe sot nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në 16:00. Pastaj nga ora 16:00-20:00 kanë furnizim me ujë, për të vazhduar edhe ditën e nesërme me të njëjtin orar, vetëm se furnizimi për ditën e nesërme fillon në ora 05:00 në mëngjes. Për zonat e kryeqytetit, reduktime jemi shtrënguar të aplikojmë nga ora 23:00-5:00, përveç qendra e qytetit, QKUK, QKMF-të, Dardania. Një situatë e tillë vazhdon deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal”, ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shënim të 25-vjetorit të triumfit të dytë të familjes…