Haradinaj: Kosova të hapë zyrën ndërlidhëse në Ukrainë

22 janar 2023 | 12:47

Ish-ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kërkuar nga MPJ që të hap zyrë ndërlidhëse në Kiev të Ukrainës.

“Edhe pas dy vitesh, shohim se MPJ nuk ka strategji lobimi për mirëmbajtjen dhe thellimin e raporteve bilaterale ekzistuese me shtete njohëse, e as iniciativa të reja për të filluar një komunikim të thjeshtë bilateral me shtete mosnjohëse. Për shembull, MPJ do të duhej të kërkojë nga lidershipi i Ukrainës (ndoshta përmes Ministres së Jashtme Olta Xhaçka apo ministrit të Jashtëm Bujar Osmani) të fillojë bisedimet për të hapë një Zyre Ndërlidhëse të Kosovës në Kiev, sidomos tani që edhe Shqipëria e hapi Ambasadën e saj aty, dhe ka një bashkim të të dyja shteteve (Kosovë e Ukrainë) në polin anti-Rusi”, ka shkruar në “Facebook” Haradinaj-Stublla.

Ajo ka theksuar se Kosova nuk e kapitalizoi aspak vendimin e Serbisë për mosvendosje të sanksioneve ndaj Rusisë, dhe ky mbase do të jetë momenti i fundit për të filluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntë persona janë vrarë në të shtënat masive në një…