Rita Ora pozon e zhveshur nga sauna

22 janar 2023 | 16:07

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është gati të publikojë këngën e saj të parë për këtë vit më 27 janar.

“You Only Love Me” titullohet kënga e saj e re, e cila njëherësh do t’i paraprijë albumit të saj të tretë – cili gjithashtu publikohet këtë vit.

Vazhdimisht gjatë këtyre ditëve, Ora ka ngacmuar imagjinatën e fansave me publikimin e videove të shkurtra në Instagram dhe TikTok, duke shfaqur pak nga kënga e saj e re.

Ndërkohë mbrëmjen e së shtunës, 32-vjeçarja gjeti pak kohë për relaks duke iu përkushtuar vetes së saj.

Ajo publikoi një fotografi në InstaStory ku shihej në një sauna, teksa tregonte pa hezitim dukjen e saj joshëse pa makijazh.
Reklama

Foto: Rita Ora/InstaStory

Rita Ora përndryshe e ka nisur vitin 2013 me intensitet të lartë pune, pasi përveç rikthimit në muzikë, ajo aktualisht vazhdon që për sezonin e tretë radhazi të jetë pjesë e panelit gjykues të spektaklit shumë të shikuar në Mbretërinë e Bashkuar, “The Masked Singer”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në fshatin Bistricë të Leposaviqit ka kapur 30 mijë…