Raportimi për sulm të një 15-vjeçari serb në Suhodoll, deklarohet Policia

22 janar 2023 | 19:52

Policia thotë se po kërkohen të dyshuarit

Një serb i mitur dyshohet se është sulmuar fizikisht nga katër persona në fshatin Suhodoll të Mitrovicës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në ora 05:15.

“Sot me datën 22 janar 2022, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës penale Lëndim i lehtë trupor. Sipas ankuesit m/s/kosovar, i moshës së mitur, sot rreth orës 05:15, deri sa ka qenë në rrugë në fshatin Suhodoll, është sulmuar fizikisht nga katër persona të dyshuar.” – thuhet në njoftim.

PK ka njoftuar se rreth rastit janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet.

“Lidhur me rastin, hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar. Të gjitha veprimet e deritanishme hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale Lëndim i lehtë trupor.” – ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Klinës, ka njofton…