![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/01/Vehbi-Blakcori.jpg)
Veprimtari i çështjes kombëtare, Vehbi Blakçori, aderon në AAK
Ardhjet e reja në AAK nuk kanë të ndalur, qoftë në Kosovë në secilën degë të saj, po ashtu edhe në diasporë, atje ku jetojnë e veprojnë shumë bashkatdhetarë.
Së fundmi AAK-së në Gjermani i është bashkuar edhe veprimtari i çështjes kombëtare, Vehbi Blakçori dhe një numër i madh bashkatdhetarësh.
Kështu ka njoftuar kryetari i AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj.
“Veprimtari i çështjes kombëtare, Vehbi Blakçori, i cili nga vitet e 80-ta jeton dhe vepron në Gjermani, sot iu bashkua AAK-së”, ka njoftuar Blakaj në “Facebook”.
Njoftimi i plotë i Ukë Blakajt:
Veprimtari i çështjes kombëtare, Vehbi Blakçori, i cili nga vitet e 80-ta jeton dhe vepron në Gjermani, sot iu bashkua AAK-së.
Po ashtu, AAK-së në Gjermani iu bashkuan edhe Behar Lushtaku, Agim Salihu, Fidan Velija, Granit Zenunaj dhe Liridon Aliu.
Në emër të AAK-së në Gjermani iu dëshirova mirë se ardhje, duke u zotuar që së bashku do të angazhohemi për rritjen dhe fuqizimin e AAK-së, mbështetjen e diasporës në Gjermani, dhe për të mirën e Kosovës.