Yoan Marc-Olivier nga Malisheva kalon te Ballkani

23 janar 2023 | 15:03

Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Ballkani po vazhdon me ndryshime para fillimit  të sezonit pranveror në elitën e futbollit të Kosovës. Kjo skuadër të hënën e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Yoan Marc-Olivier nga Malisheva. Sulmuesi anglez një kohë ishte paraqitur edhe për skuadrën e Istogut.

“Sulmuesi Yoan Marc-Olivier është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Sulmuesi  22-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë dy vjeçare.

22-vjeçari Olivier vjen te Ballkani nga kampionati ynë, ku së fundmi ishte pjesë e FC Malishevës. Klubi ynë i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Ballkanit.

Skuadra e Ballkanit sezonin vjeshtor e mbylli në pozitën e dytë me 38 pikë, po aq sa ka edhe Drita në vendin e parë. Klubi suharekas në fundjavë e fitoi Superkupën, pasi në finale e mposhti Llapin (1-0).

/Epoka e re/  

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ushtarë ukrainas, të cilët janë plagosur dhe kanë humbur…