Zyrtare: Frank Lampard shkarkohet nga posti i trajnerit të Evertonit

23 janar 2023 | 16:11

Frank Lampard është shkarkuar nga posti i trajnerit të Evertonit.

Ish-mesfushori i Anglisë është shkarkuar pas humbjes së tmerrshme 2-0 të së shtunës kundër West Hamit.

Lampardi largohet nga “Goodison Park” duke fituar vetëm 12 nga 44 ndeshjet e tij në krye të klubit anglez.

Me Lampardin, Evertoni ka pranuar 23 humbje, duke e lënë atë me një përqindje fitoresh prej 27 për qind.

Evertoni pas 20 ndeshjeve renditet në vendin e 19-të me 15 pikë të grumbulluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Haxhi Krasnqi do të rikthehet më në fund në ringun…