Krasniqi falënderon ambasadorin turk për forcimin e bashkëpunimit Kosovë-Turqi

23 janar 2023 | 16:49

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim lamtumirës, ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Çagri Sakar.

Me këtë rast, Krasniqi i ka shprehur ambasadorit turk mirënjohjen e tij dhe të PDK-së për forcimin e bashkëpunimit Kosovë-Turqi.

“Në përfundim të mandatit të tij, pata kënaqësinë që ta mirëpres sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar. Ambasadorit Sakar i shpreha mirënjohjen time dhe të PDK-së për punën dhe angazhimin e tij në përforcimin e bashkëpunimit bilateral Kosovë – Turqi. Mbështetja e Turqisë në rrugën e shtetndërtimit të Kosovës ka qenë dhe mbetet tejet e rëndësishme. Për përkushtimin aktiv të tij, ambasadori Sakar do të mbetet përherë një mik i çmuar i vendit tonë!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet 24.01.2023 Punime të…