Pozitë e opozitë pajtohen të nis puna në hartimin e Projektligjit për sigurimet shëndetësore për policinë dhe FSK-në

24 janar 2023 | 11:30

Anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe Peticione kanë kërkuar që të iniciojnë një nismë ligjore për sigurimet shëndetësore për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe FSK-së.

Me këtë propozim janë pajtuar pozita dhe opozita. Nismën për sigurim shëndetësor e ka propozuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, i cili ka thënë se institucionet e sigurisë kanë nevojë për këto sigurime.

Kjo nismë është përkrahur edhe nga deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.

“Çështja e sigurimeve jetësore dhe shëndetësore është me vend. Nëse ne presim, mund ta bëjmë një iniciativë ligjore për me nis si projekt. Është shumë e nevojshme”  ka thënë ai.

Po ashtu, anëtarët e këtij komisioni, kanë propozuar që t’i bëjnë një vizitë pikës kufitare në Jarinjë si dhe vendeve tjera që janë vërshuar së fundi nga reshjet e shiut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leart Bucaliu, një vloger i ri dhe ambicioz, gjatë viteve…