Lakersat humbin derbin kalifornian, Denveri i rikthehet fitoreve

25 janar 2023 | 12:05

Denver Nuggets rikthehet te fitorja në NBA pas triumfit në sekondat e fundit ndaj New Orleans me rezultatin 99-98. Jokiq realizoi sërish një “triple double”, me 25 pikë 11 rebound e 10 asistim, mbështetur edhe nga Murray, po me 25 pikë. Nuggets shkëputen në krye në Konferencën e Perëndimit, duke lënë pas humbjen e fundit.

Po në këtë konferencë, spektakël në derbi i Los Angeles, që fitohet nga Clippersat, teksa mundën me rezultat 133-115 Lakersat, në një ndeshje që tregoi edhe njëherë problemet e këtyre të fundit. Lebron James ishte një përbindësh në fushë për skuadrën e tij , duke realizuar plot 46 pikë, por që nuk mjaftuan. Paul George me 27 pikë e Kawhi Leonard me 25 bënë diferencën në fushë për Clippersat.

Në Lindjen, tjetër humbje për Boston, e dyta radhazi, që u mund 98-95 nga Miami Heat. Adebayo me 30 pikë e 15 rebound më i miri për ekipin nga Florida, ndërsa 31 pikët e 14 rebound të Tatum për Celtics mbetën për statistikë. Gjithsesi, Bostoni vijon të mbajë kreun, si skuadra me më shumë fitore gjatë këtij sezoni në NBA, ndërsa Miami ngjitet në vendin e gjashtë.

Rezultatet 

Indiana – Chicago           116-110
Miami – Boston               98-95
New York – Cleveland    105-103
New Orleans – Denver   98-99
Dallas – Washington      126-127
Phoenix – Charlotte        128-97
Lakers – Clippers             115-133

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka dështuar të mbajë…