Zbulohet murali në shkollën “Shaban Shala” dedikuar fëmijëve me aftësi të kufizuar
Në Ditën Botërore të Edukimit, organizata “Oaktiv”, ka organizuar aktivitet për fëmijët me aftësi të kufizuara, ku ka zbuluar muralin sensibilizues për fëmijët me aftësi të kufizuara, me moton e “Ëndrrat e një fëmije me aftësi të kufizuar”.
Nënkryetarja e komunës së Podujevës, Marigona Lahu, u shpreh e lumtur që janë mbledhur bashkë në zbulimin e muralit “Ëndrrat e një të riu me aftësi të kufizuar”, ku tha se murali shërben që të reflektojmë secili nga ne në krijimin e kushteve dhe infrastrukturës për fëmijët me nevoja të veçanta dhe reflektim mbi zhdukjen e paragjykimeve.
Aktiviteti u mbajt në kuadrin e projektit “Ec me këmbët e tyre”, mbështetur nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 – ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP), ku si objektivi i përgjithshëm i ReLOaD2 është të forcojë demokracitë pjesëmarrëse, të përforcoj bashkëpunimin midis qeverisjes lokale dhe organizatave të shoqërisë civile dhe të promovojë angazhimin civil dhe të rinisë në vendimmarrje dhe në zhvillimin e komunitetit.