AGK-ja e përkrah bojkotin e sotëm të gazetarëve ndaj Qeverisë

25 janar 2023 | 14:25

Gazetarët dhe kameramanët e medieve sot janë organizuar spontanisht për të bojkotuar konferencën për shtyp, pas mbledhjes së Qeverisë.

Gazetarët kanë pritur më shumë se 40 minuta për paraqitjen e dy ministrave të Qeverisë, Hekuran Murati dhe Arbërie Nagavci.

AGK-ja, përkrah kolegët gazetarë për veprimin e sotëm, pasi që kjo nuk është hera e parë që Qeveria vonon pa ndonjë shpjegim konferencat.

AGK-ja, gjithashtu i kërkon Qeverisë respektimin e punës së gazetarëve duke organizuar konferencat për shtyp, në një kohë të arsyeshme pas përfundimit të mbledhjeve.

“Qeveria duhet ta vendosë interesin publik në rend të parë, duke pranuar pyetjet e gazetarëve për vendimet që ajo i merr”, ka njoftuar AGK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja është treguar e gatshme për ta furnizuar Ukrainën me…