Haradinaj: Enver Zymberi, dëshmia më e fuqishme për ndjenjën reale të atdhedashurisë

26 korrik 2018 | 10:38

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka kujtuar pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Enver Zymberin, i cili u vra shtatë vjet më parë gjatë detyrës pranë pikës kufitare Kosovë-Serbi.

Në një reagim të tij përmes “Facebook”-ut, kryeministri Haradinaj ka thënë se Enver Zymberi është dëshmia më e fuqishme për ndjenjën reale të atdhedashurisë.

“Shtatë vjet më parë ra në krye të detyrës pjesëtari i Policisë së Kosovës Enver Zymberi, për t’u shndërruar në dëshminë më të fuqishme për ndjenjën reale të atdhedashurisë. Shërbimi deri në sakrificë sublime, në mbrojtje të Kosovës së pavarur, të rendit të saj kushtetues dhe simbolik, është udhërrëfyesi më i mirë për brezat, se si duhet përgjigjur thirrjes për t’i mbrojtur me besnikëri vlerat e atdheut. Enveri është ndër dëshmorët e parë të Republikës, që mbijetesën e saj e vë para çdo interesi tjetër. Rënia e tij dëshmon se themelet e kësaj Republike në tërësinë e saj janë të forta dhe si të tilla ato nuk mund të zhbëhen”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar heroin e Kosovës…