![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/07/skene-krimi1.jpg)
Një person gjendet i vrarë në Krushë të Vogël
26 korrik 2018
| 10:44
Një person është gjendur i vrarë pranë një pompe karburantesh në afërsi të stacionit hekurudhor në Krushë të Vogël.
Zyrtarë të emergjencës që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë thënë se viktima dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri.
Policia e Kosovës ka thënë se rrethanat e ngjarjes nuk dihen akoma, por se janë duke u zhvilluar hetime për ta zbardhur rastin.