Po, ShBA-ja do t’i dërgojë 31 tanke Abrams në Ukrainë

26 janar 2023 | 08:11

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi zyrtarisht se Shtetet e Bashkuara po dërgojnë 31 tanke Abrams dhe pajisje të tjera ushtarake në Ukrainë.

“Sot po njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 31 tanke Abrams në Ukrainë, ekuivalenti i një batalioni ukrainas,” tha Biden në Shtëpinë e Bardhë në prani të shefit të Pentagonit Lloyd Austin dhe sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken.

Ai vuri në dukje se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin e kishte rekomanduar këtë hap.

“Tanket Abrams janë tanket më të aftë në botë dhe janë gjithashtu jashtëzakonisht komplekse për t’u operuar dhe mirëmbajtur. Kështu që ne po i japim gjithashtu Ukrainës pjesët dhe pajisjet e nevojshme për t’i mbajtur në mënyrë efektive këto tanke në fushën e betejës”, shtoi Biden.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara do të fillojnë trajnimin e ushtrisë ukrainase për të operuar tanke amerikane.

Siç është raportuar, vendimi për pajisjen e Ukrainës me tanke Leopard 2 është miratuar në mbledhjen e qeverisë gjermane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I themeluar në vitin 1949, Muzeu i Kosovës ka departamente…