Daut Haradinaj, Kurtit: Tregoi opinionit çka u pajtuat mbrëmë me Lajçakun

26 janar 2023 | 10:16

Zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar takimin e mbrëmshëm të kryeministrit Albin Kurti me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ai ka kërkuar nga Kurti që të sqarojë opinonin në Kosovë për darkën e zhvilluar mbrëmë me Lajçakun në orët e vona se për çka u dakorduan.

“Shpresoj që Albini do e sqarojë opinonin në Kosovë për darkën e zhvilluar mbrëmë në orët e vona se për çka u dakorduan! A janë pajtuar për zbatimin e atyre marrëveshjeve që i kundërshtoi deri sa erdhi në pushtet!?”.

“Është e padrejtë që opinioni të informohet nga negociatori e jo nga Albini. Marrëveshjet e natës nuk e di nëse sjellin dobi për vendin. Shpresoj që ky mengjes do jetë reflektues për ty dhe për përgjegjësitë që i ke!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënshkrimi i ndonjë dokumenti me Kosovën, nuk është gjë popullore…