Hamilton: Jam piloti më i mirë që ka pasur ndonjëherë në Formula 1

26 janar 2023 | 11:42

Në startin e këtij sezoni të Formula 1 do të jetë edhe piloti britanik Lewis Hamilton, shtatë herë kampion bote, që do të garojë makinën Mercedes. Ai është një pilot që ka kaluar shifrën e 300 garave në këtë sport.

Statistikat tregojnë se pilotët, pasi arrijnë kuotën e 300 garave, nuk fitojnë dot më, tabu që këtë vit synon ta thyejë Hamiltoni.

“I di aftësitë e mia dhe të makinës time, ndaj mendoj se mund t’ia dal mbanë”, ka thënë Hamilton, që mban mjaft rekorde në këtë sport. “Ju garantoj se në Formula 1 nuk ka pasur kurrë më parë një pilot si unë”, u shpreh më tej Lewis Hamilton, që përgatitet për një tjetër sezon të vështirë, duke qenë se Mercedes nuk është favorite.

Gjashtë janë pilotët që kanë kaluar kuotën e 300 garave në Formula 1: Fernando Alonso, Kimi Raikkonen, Michael Schumacher, Rubens Barrichello, Lewis Hamilton e Jenson Button (Vettel 299 gara), por pasi kanë arritur këtë shifër nuk kanë fituar dot më. Nga kjo gjashtëshe, vetëm Barrichello nuk është shpallur dot kampion bote.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Javën e ardhshme, respektivisht më 2 shkurt, 261 ditë pas…