Zjarr në kazermën e FSK-së në Istog (video)

26 janar 2023 | 13:33

Një objekt ndihmës i kazermës së FSK-së në Istog është përfshirë nga zjarri.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se nga incidenti s’ka persona të lënduar.

“Në 11:35 policia është njoftuar se në kazermën e FSK-së në Istog zjarri ka kapluar një objekt ndihmës. Në vendngjarje kanë dalur policia dhe zjarrfikësit. Nuk ka të lënduar”, është shprehur Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga personazhet e famshëm më të përfolur të fundit…