Reka takon përfaqësues të Indonezisë, shtet ky që ende nuk e ka njohur Kosovën

26 janar 2023 | 13:44

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar konsullin e përgjithshëm të Indonezisë në Nju Jork, Winanto Adi, shtet ky që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ky takim i Rekës ka ndodhur me rastin e festës shtetërore të Australisë në Nju Jork.

“Mbrëmë në pritjen për festën shtetërore të Australisë, me ambasadorin Mitch Fifield, Përfaqësuesin e Përhershëm të Australisë në OKB dhe Nick Greiner, Konsullin e Përgjithshëm të Australisë në Nju Jork. Takim miqësor me shtetin mik të Kosovës. Nga shumë takime, kënaqësi të bisedoja edhe me Winanto Adi, Konsullin e Përgjithshëm të Indonezisë në Nju Jork”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anthony Joshua do të kthehet në ring kundër Jermaine Franklin…