Tre trajnerë në listën e Belgjikës

26 janar 2023 | 13:51

Kombëtarja e Belgjikës pas gjashtë vitesh është ndarë me trajnerin Roberto Martinez, derisa tash është në kërkim të një trajneri të ri.

“Daily Mail” raporton se në listën e dëshirave të drejtuesve të kombëtares belge janë tre emra të njohur: Low, Pochettino dhe Andre Villas-Boas. Loë është trajneri i vetëm që ka eksperiencë në drejtimin e një ekipi përfaqësues, 15 vite në krye të Gjermanisë e bëjnë atë kandidatin kryesor.

Një tjetër emër i rëndësishëm është edhe Pochettino, ish-trajner i Tottenhamit dhe PSG-së, të dy janë trajner të lirë. I treti në listë është Andre Villas-Boas, dikur një nga emrat më premtues, por vitet e fundit ka preferuar paratë dhe jo klube të njohura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka…