Narqize Arenliu-Hoxhaj emërohet zëvendësuese e drejtorit të SHSKUK-së

26 janar 2023 | 14:07

Pranvera Zejnullahu-Raçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtrueses së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Ndërkaq Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka emëruar zëvendësuesin e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj

“Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i ShSKUK-së, në mbledhjen urgjente të mbajtur më 26.01.2023, ka shqyrtuar letër – dorëheqjen e u.d. drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, me numër protokolli 289, të datës 26.01.2023, dhe të njëjtën e ka miratuar. Po ashtu, ju njoftojmë se bazuar në kompetencat e veta Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka emëruar zëvendësuesin e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj”, është bërë me dije në njoftimin e SHSKUK-së.

Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka vlerësuar kontributin e deritanishëm të dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, duke e falënderuar për bashkëpunimin e treguar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgim Berisha ia siguroi fitoren Augsburgut në Bundesligë. Sulmuesi kosovar…