Molliqaj kërkon lirimin e aktivistit të PDK-së: Martin Berishaj përfaqëson vetëm Kurtin dhe grupin e tij

26 janar 2023 | 16:36

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistit të PDK-së, Milot Krasniqi, i cili është arrestuar pas aksionit simbolik kundër ambasadorit Martin Berishaj.

Molliqaj ka thënë se Berishaj nuk e përfaqëson Kosovën, por vetëm kryeministrin Albin Kurti dhe grupin e tij.

“Martin Berishaj nuk përfaqëson Kosovën por vetëm Kryeministrin dhe grupin e tij. Aksioni i aktivistëve opozitar të PDK është shumë i qëlluar. Afera e ambasadorit ka përmasa serioze.  Aktivisti i arrestuar duhet të lirohet menjëherë. Kurse Martin Berishaj pas shkarkimit duhet të ndiqet penalisht.  Përballë pushtetit arrogant e të rrezikshëm, opozitën duhet ta bëjmë çdo ditë duke e rritur intensitetin”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja nga Shqipëria, Kejvina Kthella, ka qenë një emër mjaft…