Sorschag: Krenare që do ta përfaqësoj Kosovën

26 janar 2023 | 16:45

Në Trieste të Italisë është nënshkruar kontrata në mes të Federatës Skitare të Kosovës dhe skitares Sophie Sorschag.

24-vjeçarja garon në kërcime me ski, disiplinë në të cilën është kampione e botës në ekipore me Austrinë, shtet për të cilin ka garuar deri në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Në ceremoni ishin drejtuesit e KOK-ut me presidentin Ismet Krasniqi, kryetari i FSK-së, Milaim Kelmendi, njëherësh nënpresident i KOK-ut, skitarja Sorschag, trajneri i saj, Jure Radelj, prindërit e Sorschag dhe miq sllovenë të cilët ndihmuan në arritjen e kësaj marrëveshje. Sorschag u shpreh krenare që do të ketë mundësinë të garojë për Kosovën, për çka i falënderoi të gjithë për mikpritjen e ngrohtë, po ashtu trajnerin dhe familjen që e kanë mbështetur në këtë vendim.

“Jam shumë krenare që do ta përfaqësoj Kosovën në gjithë botën në kërcimet me ski. Faleminderit gjithë popullit të Kosovës që më ka bërë pritje të ngrohtë ditët e fundit e të cilën nuk e kam pasur më parë”, ka thënë Sorschag.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sensacioni i Kampionatit Botëror, Ivana Knoll, i ka lënë pak…