Rrustem Berisha merr pozitën e nënkryetarit të AAK-së

26 korrik 2018 | 11:19

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dje e ka zgjedhur Kryesinë e re e cila sipas statutit do të jetë për katër vjet.

Kryesia e re e AAK-së tashme sipas një liste të re përbëhet nga 13 nënkryetarë dhe 3 sekretarë.

Ardian Gjini, Ahmet Isufi, Pal Lekaj, Gazmend Abrashi, Blerim Kuçi, Ali Berisha, Teuta Haxhiu, Muharrem Nitja, Smajl Latifi, Magbule Shkodra, Time Kadriaj, Diellza Hoti, dhe Rrustem Berisha janë zgjedhur nënkryetarë të AAK-së.

Kurse, Besnik Tahiri është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i AAK-së, Donika Kadaj është zgjedhur në postin e Sekretares Organizative dhe Lulzim Peci në postin e Sekretarit Ekzekutiv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përkujtuar heroin e…