Daçiqi takohet me zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë për Kosovën

26 korrik 2018 | 11:30

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq është takuar me ndihmëssekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell.

Siç ka raportuar agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, Daçiqi e Mitchelli janë takuar për të biseduar për marrëdhëniet dypalëshe në mes të Serbisë e ShBA-së, si dhe për Kosovën.

Sipas “Tanjugut”, dy politikanët janë pajtuar që nevojitet një zgjidhje e problemit në mes të Kosovës e Serbisë për krijimin e një Ballkani stabil.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dje e ka zgjedhur…