LDK-ja me njoftime mortore, lajmëron se ‘kanë vdekur të gjitha kauzat e Kurtit dhe LV-së’

27 janar 2023 | 11:39

Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka organizuar të premten një aksion përmes të cilit kanë shprehur kritikën e tyre për zhvillimet e fundit që ndërlidhen me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në fletushka të shumta kanë shkruar se “kanë vdekur kauzat e Vetëvendosjes”.

Ky aksion i tyre vjen pasi Miroslav Lajçak ka lënë të kuptohet se në një farë forme Kurti është pajtuar që asociacioni duhet të bëhet.

Lëvizja Vetëvendosje në krye me Kurtin historikisht ka qenë kundër asociacionit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…