Shoqërohen në polici dy persona për shmangie nga tatimi

27 janar 2023 | 12:12

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:00 nga zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës janë shoqëruar në stacion dy persona të cilëve u janë gjetur dhe sekuestruar rreth 33 mijë euro.

“Sekuestrimi i parave (rreth 33.000 euro) është bërë në rrugën e Pejës, në Bresje, kur personat/ automjeti me të cilin po lëviznin është ndaluar nga policia për një kontroll rutinë. Personat e dyshuar nuk kanë arritur të dëshmojnë prejardhjen e parave të sekuestruara,  andaj është iniciuar rast për shmangie nga tatimi. Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore në konsultim me prokurorin e shtetit,  janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stefanos Tsitsipas ka shënuar fitore ndaj Karen Khachanovit duke kaluar…