Humbja e tretë radhazi për Bostonin

27 janar 2023 | 12:30

Humbja e tretë radhazi për ekipin e Bostonit, që u mund me rezultat 120-117 nga New York pas kohës shtesë. Një ndeshje e ekuilibruar, ku për Bostonin nuk mjaftuan 35 pikët e 14 rebound të Tatum. Për nju-jorkezët u dalluan Randle me 37 pikë e Brunson me 29 pikë.

Humbet edhe Brooklyni, që në shtëpinë e tij u ndal me rezultat 130-122 nga Detroiti. Tetë lojtarë të Detroitit realizuan mbi 10 pikë (Bey me 25 pikë më i miri), ndërsa 40 pikët e Irving për Nets mbetën për statistikë. Dallasi fitoi me rezultat 99-95 në fushën e Phoenixit, por lajmi i keq është dëmtimi i Donqiq (ndrydhje e kaviljes pas vetëm tre minutash lojë). Për Dallasin u dallua Dinwiddie me 36 pikë. Skuadra e Clippersave, falë 35 pikëve të Paul George e mposhti me shifrat 138-100 San Antonio.

Rezultatet

Boston – New York         117-120
Brooklyn – Detroit          122-130
Charlotte – Chicago        111-96
Houston – Cleveland      95-113
Phoenix – Dallas             95-99
Clippers – San Antonio 138-100

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:00…