Abdixhiku: Gjendja në shëndetësi është e papranueshme

27 janar 2023 | 12:36

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është takuar të premten me disa punonjës shëndetësorë me të cilët ka biseduar për gjendjen në shëndetësi.

Me këtë rast, Abdixhiku ka kritikuar qeverinë Kurti për gjendjen në shëndetësi. Në këtë kontekst, kryetari i LDK-së, ka thënë se gjendja në këtë sektor është e papranueshme.

“Pa penj, pa infuzione, pa dorëza! Mëngjesin e së premtes e nisa me punonjës shëndetësorë të cilët ma konfirmuan atë që të gjithë e dimë tashmë; sistemi ynë shëndetësor është në pikën e thyerjes. Klinika të tëra spitalore janë pa penj, pa dorëza, pa infuzione e pa mjete higjienike bazike. Pacientët, familjarët e tyre, duhet t’i sjellin ato me veti para operimeve e intervenimeve. Për pacientët me kancer, në përballjen e tyre për jetë, nuk ka barna. Tani, kur kosto e jetës është e papërballueshme, ata duhet t’i blejnë ato vet. Qeverisë, ndërsa, i kanë tepruar mbi 1.3 milion euro të dedikuara për barna e material bazik gjatë vitit 2022. Tepricë parash kur nuk ka as penj! Kjo gjendje është thjeshtë e papranueshme.  Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë!”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të…