Sveçla reagon për sulmin ndaj policisë në veri: Grupet kriminale duan të ngjallin frikë

27 janar 2023 | 23:11

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për sulmin ndaj një veture të Policisë së Kosovës teksa po patrullonte në veri.

Sveçla ka theksuar se grupet kriminale të mbështetura nga Serbia po synojnë të shkaktojnë frikë e pasiguri në territorin e Kosovës.

“Edhe njëherë, Policia e Kosovës është gjuajtur me armë zjarri. Grupet kriminale të përkrahura nga Serbia synojnë ta ngjallin një atmosferë frike dhe pasigurie duke targetuar zbatimin e ligjit”, ka shkruar Sveçla në “Twitter”.

Ai ka theksuar se këta persona po synojnë ta kthejnë veriun e Kosovës në një zonë pa sundim të ligjit, por se, sipas ministrit, këto përpjekje janë të kota.

“Qëllimi i tyre përfundimtar: ta kthejnë veriun e Kosovës në një zonë të paligjshme e të udhëhequr nga kriminelët. Përpjekjet e tyre në fund do të dështojnë”, ka theksuar Sveçla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani do të dërgojë përfaqësues të saj tek…