Dy të mitur nga Malisheva rrahin një të mitur tjetër pas një konflikti në rrjetet sociale

29 janar 2023 | 09:20

Janë arrestuar dy të mitur në Malishevë pasi që kanë sulmuar fizikisht një të mitur tjetër.

“Janë arrestuar dy të dyshuar të mitur meshkuj kosovar të cilët për shkak të një konflikti që kishin pas përmes rrjeteve sociale e kishin sulmuar fizikisht bashkëfshatarin e tyre po ashtu i mitur i cili si pasojë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, ka njoftuar policia.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka vendosur sanksione ndaj 185…