Spalletti: Ndeshjet fitohen kur të gjithë janë entuziastë dhe të gatshëm

30 janar 2023 | 11:20

Napoli ka mundur të fitojë ndaj Romës me rezultatin 2-1 në frymën e fundit, ku Giovanni Simeone realizoi golin që i dha tre pikët ekipit të tij.

Luciano Spalletti gëzon suksesin e shumëfishtë të një kampionati deri më tani, me Napolin e tij që ka si synim vetëm të përfundojë në krye të tabelës.

“Ju i fitoni këto ndeshje nëse të gjithë tregojnë se janë të vendosur për t’i fituar ato, nga portieri e deri tek i fundit në bankinë. Ata që hynë në lojë e treguan veten e tyre. Kjo cilësi që kanë të gjithë lojtarët është thelbësore. Në skuadër të gjithë duhet të jenë entuziastë dhe të etur për të luajtur së bashkë me shokët e skuadrës dhe për të fituar. Goli i Osimhen? Ka gjithçka në atë gol, cilësi, fuqi dhe personalitet. Ai ka një goditje të pabesueshme, është një lojtar i fortë fizikisht, i vështirë për t’u mposhtur dhe i cili bën gjithçka që është e nevojshme. Zëvendësimi i tij? Nuk mund të mbaj jashtë Raspadorin apo Simeonen. Ata na kanë ndihmuar shumë kur Osimhen ishte i dëmtuar. Ata të dy janë lojtarë cilësorë dhe gjithmonë e tregojnë veten në fushë”, është shprehur Spalletti për “DAZN” pas përfundimit të ndeshjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka folur për golin e…