Ragmi Mustafa: Lugina e Preshevës do bashkim me Kosovën

26 korrik 2018 | 15:11

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë bashkim me Kosovën

Pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Mustafa ka thënë se është domosdoshmëri përfshirja e çështjes të shqiptarëve në Luginë të Preshevës në fazën finale të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shqiptarët me referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992 kanë deklaruar se jemi për autonomi politike-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën. Mbase do të jetë moment historik i zgjidhjes paqësore të problemeve, si shembull i veçantë në botë, përmes njohjes të pavarësisë të Kosovës, dhe si pjesë e saj edhe Lugina e Preshevës”, ka thënë Ragmi Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se idetë…