Futbollisti i Kosovës realizon golin e javës në Hungari (video)

30 janar 2023 | 12:16

Mbrojtësi i Përfaqësues së Kosovës, Lirim Kastrati, ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm për Ujpestin në portën e skuadrës Honved në Hungari.

Futbollisti e realizoi super-gol nga distanca në minutën e 61-të, kështu duke e barazuar rezultatin në 1-1.

Pastaj në minutën e 75-të, bashkëlojtari i tij, Nemanja Antonov, realizoi golin tjetër dhe e ngriti epërsinë në 2-1, me të cilin rezultat përfundoi ndeshja në favor të Ujpest. Takimi është zhvilluar të dielën në UTE Szusza Ferenc Stadium.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka mbajtur një konferencë për…