Ministri grek: Ndërtimet e paligjshme i përkeqësuan zjarret

26 korrik 2018 | 15:14

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Panos Kammenos, ka thënë për “BBC”-në se ndërtimet e paligjshme kanë kontribuar në zjarret vdekjeprurëse në këtë vend.

Ai ka thënë se ndërtimet e banorëve në zona të pyllëzuara kanë qenë “krim” që ka rezultuar me bllokimin e rrugëve të shpëtimit.

Kammenos është përballur të enjten me banorë të zemëruar, derisa ka vizituar zonat e shkatërruara nga zjarret, në lindje të Athinës, këtë javë.

Së paku 81 njerëz kanë vdekur dhe ekipet e kërkimit druajnë se do të gjejnë viktima të tjera, pasi dhjetëra njerëz janë të zhdukur.

Kammenos i ka hedhur poshtë akuzat se Qeveria ka dështuar të mbrojë qytetarët e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, ka thënë se…