Kuvendi nuk arrin t’i votojë dy marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare

26 korrik 2018 | 16:43

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur t’i ratifikojë dy marrëveshje ndërkombëtare për shkak se deputetët e LDK-së nuk kanë votuar për arsye të një përplasje verbale me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Marrëveshjet të cilat nuk kanë arritur të kalojnë në Kuvend janë Marrëveshja Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe  Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”.

Këto dy marrëveshje kanë mbetur të hedhen në votim në seancën e ardhshme të Kuvendit. Për të kaluar këto dy marrëveshje duhet mbi 80 vota të deputetëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besnik Hasi është transferuar në Arabinë Saudite. Gjithçka është zyrtare…