Çeku pret në takim ambasadoren e Izraelit, flasin për bashkëpunimin në kulturë

01 shkurt 2023 | 11:14

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Çeku dhe Ziv bashkë diskutuan për marrëveshjet aktuale, atë për bashkëprodhim të filmave dhe në fushën e arkivave, zbatimin sa më të mirë të tyre dhe mundësitë e bashkëpunimit edhe në trashëgimi kulturore dhe muzetë.

MKRS-ja ka njoftuar se takimi shërbeu për të folur edhe mbi projekte të reja si dhe shkëmbim idesh për të integruar dhe promovuar politikat në fushën e kulturës në një kontekst rajonal dhe evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fituesi aktual i Kupës së Kosovës, Llapi është përforcuar me…