Bytyqi e AAK-së: Kryeministri fyeu zyrtarët publikë

01 shkurt 2023 | 12:22

Për ligjin e pagave ku vlera e koeficientit është 105 euro ka reaguar edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi.

Ajo ka thënë se kryeministri Kurti sot ua uli dinjitetin, i poshtëroi dhe luajti lojë të pistë me zyrtarët publikë.

“Sot, kryeministri ka fyer rëndë zyrtarët publikë, ua uli dinjitetin, i poshtëroi, luajti lojë të pistë e psikike këto muaj duke mbajtur fshehur një koeficient kaq skandaloz. Koha jote po përfundon kryeministër për të mos u kthyer kurrë më. Sepse populli sheh, populli ndëshkon!”, ka shkruar Bytyqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…