Rukiqi: Qeveria ka vendosur ta luftojë pak profesionalizëm që ka mbetur në sektorin publik

01 shkurt 2023 | 12:49

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar ekzekutivin për caktimin e vlerës së koeficientit të Ligjit të Pagave.

Ai ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati, nëpunësit e sektorit publik i konsideron si të pasur.

Sipas Rukqiit, e tërë politika ekonomike e qeverisë është ndarja e shtesave 50 e 100 eurove.

“Qeveria e ‘bonave’: 50 dhe 100 euro (kaq është politika e tyre ekonomike), ka vendosur që të luftojë me çdo mjet, edhe pak profesionalizëm që ka mbet në sektorin publik”, shkruar Rukiqi në “Facebook”.

Postimi i plotë i Rukiqit:

Ka një vetëkënaqësi në këtë qeveri, sidomos të Ministri i Financave, kur godet të gjithë ata, që në mendjen e tij duken të pasur, ose ata qe i konsiderojnë që po paguhen shumë. Nuk kanë mundësi, por me qejf do ta bënin, që t’i ulnin edhe pagat e atyre që nuk janë zyrtarë publikë.

Qeveria e “bonave”: 50 dhe 100 euro (kaq është politika e tyre ekonomike), ka vendosur që të luftojë me çdo mjet, edhe pak profesionalizëm që ka mbet në sektorin publik.

Ky do të duhej të ishte lajm i mirë për sektorin privat, nëse këta profesionistë, do te bëheshin pjesë e tij. Por, gjasat janë që të njëjtit të ikin nga ky vend. Receta për katastrofë ekonomike, nuk mund të jetë ndryshe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wladimir Klitschko, ish-boksieri kampion bote në peshën e rëndë, ka…