OVL UÇK-ja: Adem Demaçi ishte i mbarë kombit shqiptar
26 korrik 2018
| 19:40
Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur ngushëllimet më të thella me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të madh të çështjes kombëtare dhe bashkëluftëtarit të tyre Adem Demaçi.
“E nderuara familje Demaçi, mbahuni e qëndroni të fortë në këto momente dhimbjeje. Ai nuk ishte vetëm i juaji por i mbarë kombit shqiptar sepse dihen kontributet e mëdha të tij, që dha për çështjen kombëtare”, është thënë në telegramin ngushëllues të kryesisë së OVL UÇK-së.