33 vjet nga nisma për pajtimin e gjaqeve në Kosovë

02 shkurt 2023 | 10:23

33 vjet më parë, ish-të burgosuritë politikë, studentë të Universitetit të Prishtinës, Myrvete Dreshaj, Have Shala, Adem Grabovci, Brahim Dreshaj dhe Lulëzim Etemaj e kishin marrë vendimin për të filluar Aksionin për Pajtimin e Gjaqeve, Plagëve dhe Ngatërresave në Kosovë.

Ndërhyrjen e parë e kishin bërë më 2 shkurt 1990 në Lumbardh të Deçanit. Me ta ishin të pranishëm edhe profesorët Anton Çetta dhe Zekeria Cana.

Gjatë periudhës njëvjeçare të veprimit, Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë, shënojë 2511 pajtime: 1169 gjaqe; 477 plagosje, ndërsa 865, ngatërresa. Të gjitha këto falje dhe pajtime janë bërë mbi baza vullnetare, në emër së Kosovës, lirisë dhe flamurit kombëtar.

Për më shumë ndiqni një pjesë nga intervista e njërit nga pesë nismëtarët dhe drejtuesit e Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve, Lulëzim Etemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Rejkjavik…