Abdixhiku: 2 shkurti është datë e pranimit të asociacionit nga Kurti

02 shkurt 2023 | 11:35

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në fjalën e tij para deputetëve ka thënë se data 2 shkurt është datë e pranimit të Asociacionit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Abdixhiku ka thënë se Kurti e ka futur dialogun në qorrsokak dhe asnjëherë nuk ka raportuar në Kuvend për dialogun me Vuçiqin.

“Kjo datë e sotme është datë e pranimit të Asociacionit nga kryeministri i Kosovës, nuk po them që është mirë a keq. Unë po them që kryeministri i Kosovës tha që marrëveshja e vitit 2013 që është obligim ndërkombëtar është e bëshme me disa kushte, por e bëshme është, dhe kushti kryesor është që ky Asociacion të jetë në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës, kjo ka qenë gjithmonë. Tani kryeministri foli për një marrëveshje për një pikë, numër 10, që se dimë sepse besoni ose jo tash e 6 muaj ky dialogun me Vuçiqin por asnjëherë s’ka ardhur me dialogu me deputetët në Kuvend”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në mënyrë më…