Kurti thotë se e pranon asociacionin, por i ka gjashtë kushte

02 shkurt 2023 | 11:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në mënyrë më eksplicite se asnjëherë në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Shteti normal demokratik nuk i diskriminon pakicat por i mbron ato… normalizimi i jashtëm i marrëdhënieve duhet t’i kontribuojë normalizimit të brendshëm”.

“Asociacioni mund të konsiderohet me këto kushte: Duhet të jetë në fuqi me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, nuk mund të jetë monoetnik, duhet ta ndërrojë emrin, duhet t’i shërbejë bashkëpunimit horizontal të komunave, nuk duhet të jetë barrë e institucioneve qendrore…”, ka thënë Kurti.

Si kushte tjera ai ka përmendur edhe shpërbërjen e strukturave ilegale dhe dorëzimin e armëve ilegale.

Kryeministri i Kosovës pathënë se duhet të ketë reciprocitet në lidhje me çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Republikën e Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në…