Lushtaku: Kurti e ka kallë Kosovën për ‘Zajednicën’, tash e ka bërë cirk

02 shkurt 2023 | 12:10

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se nuk është habitur nga kryeministri, Albin Kurti pasi ka ndryshuar qasje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Kur e kam parë që po e lavdëron Ivanoviqin edhe kjo nuk më habit. Thuhet se një palaço kur shkon në kështjellë ajo kështjellë bëhet cirk”, ka theksuar Lushtaku.

Sipas tij, Kurti e ka bërë Kosovën cirk.

“Edhe Kurti e ka bërë cirk Kosovën, e ka kallë Kosovën.  Çka do t’ju thotë familjeve të atyre që vdiqën me këtë ndryshim që po e bën për ‘Zajednicën’”, ka pyetur Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është…