Veliu: Kurti s’kishte guxim për aksione në veri, tash po bën budallakia atje

02 shkurt 2023 | 12:19

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, i ka thënë kryeministri Albin Kurti se është mashtrues dhe i paguximshëm, pasi ky i fundit i ka përqeshur ish-ministrat e LDK-së kur qeverisën së bashku në qeverinë Kurti 1.

Po ashtu, deputeti Veliu i ka thënë kryeministrit Kurti se po bën “budallakia” në veri.

“Kryeministri iu referua qeverisë Hoti, në të cilën  unë isha ministër. Unë kam qenë ministër edhe në qeverinë Kurti dhe ky e dinë shumë mirë që mua mendja nuk më ka shkuar me bo budallaki të tilla qysh po bën ky tash në veri, por kam punuar për integrim të veriut, përnjëmend. Dhe ky e dinë që unë i kam ofruar këtij të ndërmarrim aksione të ndryshme në veri, por ky nuk ka pas guxim edhe atëherë i kam thënë është mashtrues. Është i paguximshëm nuk ka guxim edhe sot i them të njëjtat fjalë”, ka thënë Veliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë futbollistëve të Real Madridit ju përfundon kontrata në fund…